Shehu: Shqipëria të realizojë detyrimet e saj, por duhet transparencë

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, duke folur për strehimin e afganëve në vendin tonë, deklaroi se Shqipëria duhet të realizojë detyrimet e saj.

Shehu thekson se Rama nuk po bën transparencë për çështjen, kurse shton se kreu i qeverisë po na çon drejt lindjes, sepse andej është streha e autokratëve.

“Unë mendoj se jemi në një situatë të ngjashme me armët kimike. Shqipëria të realizojë detyrimet e saj. Në perëndim liderët thonë se kanë mundësi apo nuk kanë, kurse Rama vepron në mënyrë hileqare. Rama nuk bën transparencë. Rama asnjëherë nuk është i sinqertë e bën lojëra fjalësh. Qeveria duhej të konsultohej me presidentin e opozitën, se Shqipëria nuk është vetëm e kësaj maxhorance.

Rama nuk na ka dhënë as detaje, sesi do të bëhet ardhja e afganëve, sa kohë do qëndrojnë, si do të vijnë etj. Rama po keqpërdor kauzën e afganëve. Shqiptarët kanë nevojë për informacione të sakta. Për këtë çështje kaq delikate, vendim-marrja duhet të ishte kolektive, duhej konsultë me opozitën dhe presidentin. Rama të mos përdorë çështjen politikisht, Shqipëria është në udhëkryq, Rama do ta çojë vendin drejt lindjes, ku e kanë strehën autokratët. Nëse nuk veprohet, Shqipëria do degdiset në skutat e historisë së saj”, u shpreh Shehu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.