Shehu: Opozita të bashkohet për të përmbysur regjimin e Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi se regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi.

Shehu thekson se duhet të bashkohen të gjitha forcat opozitare e ky regjim duhet të përmbyset me çdo kusht.

“Regjimi i Ramës po largon Shqipërinë nga Perëndimi, duhet përmbysur. Po shkojmë drejt një trendi shkatërrues. Qeveria e re është e autokratëve. Rama është regjimi, të tjerët janë kukulla. Duhet përmbysur ky regjim, për të ndaluar këtë katastrofë të madhe ku po shkojmë. Vendimi për të hyrë në parlament është i drejtë, sepse opozita s’ka marrë pak, por afër 700 mijë vota.

Regjimet rrëzohen e kjo gjë nuk ka diskutim. Qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre e kjo është që të lënë vendin e të ikin nga Shqipëria. Kjo qeveri është gati ta lërë vendin me as 1 milionë banorë. Është tablo tragjike e gjitha kjo. Ky regjim nuk ndryshon, ndryshon aq sa mund të ndryshojnë talebanët. Gjithë opozita, brenda dhe jashtë parlamentit, duhet të bëhet bashkë për të përmbysur këtë regjim”, deklaroi Shehu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.