Shehaj: Më ftoi ambasadorja amerikane, ja çfarë biseduam

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka takuar ambasadoren e SHBA në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka zbuluar edhe detaje nga biseda me ambasadoren Yuri Kim.

“Sot paradite, me ftesë të saj, bisedova me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen”, shkruan Shehaj.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.