Shehaj: Rrëzimi i Ramës, vetëm me votën e shqiptarëve

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët në Vlorë për të diskutuar rreth programit të tij.

Për Shehajn ka vetëm një mënyrë për të fituar dhe është vota e shqiptarëve. Kandidati demokrat theksoi se në zgjedhjet e fundit shqiptarët nuk besuan tek ata dhe shkak për këtë është lidershipi.

“Shumë vetëm mendojnë se qeverisja e Ramës është regjim. Pjesa më e madhe e demokratëve është dakord me këtë. Ajo që duhet thënë është kjo. Unë do përqendrohesha mbi zgjidhje. Çfarë mund të bëjmë ne. Unë besoj se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është vota. Betejat tona duhet të bëhen në institucione dhe parlament. Rruga që ndoqëm nuk na çoi askund. Djegia e mandateve, mundësoi ndryshimin e sistemit zgjedhor duke ndaluar koalicionet. Mospjesëmarrja në zgjedhje po ashtu na ka dëmtuar.

Po të mos kishin ndodhur këto dy gjëra ka shumë gjasa që do të kishim fituar më 25 prill. Ne duhet të punojmë ta bëjmë PD-në më të fortë dhe më të besueshme. Duhet t’u flasim shqiptarëve për atë që ata kanë nevojë të dëgjojnë. Duhet tu flasim me gjëra konkrete. Marrim rastin e zgjedhjeve të fundit. Problemi kryesore i shqiptarëve janë papunësia dhe ato ekonomike. Shkaku kryesor është korrupsioni dhe kjo duhet të kishte qenë çështja kryesore në zgjedhjet e fundit. Po i folëm shqiptarëve për integrimin në BE që po ashtu është i rëndësishëm nuk kanë për të na kuptuar. E vërteta është që shqiptarët nuk besuan tek ne, sepse nuk besuan tek lidershipi. Duke parë si është drejtuar opozita ishte e qartë.”, tha Shehaj.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.