Sekretarja e PD-së: Basha nuk duhej të qëndronte kryetar pas humbjes

Pedagogia e gazetarisë, Jonila Godole, u zgjodh dje sekretare për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike.

Edhe pse dje mori konfirmimin si Sekretare për të Përndjekurit Politikë nga të besuarit e Lulzim Bashës, vetë Godole duket se nuk beson aq shumë te lideri i PD.

Disa ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ajo është shprehur se Lulzim Basha nuk duhet të ishte në krye të PD.

“Personalisht, nuk jam unë që të them të qëndrojë ai apo jo, sepse këtë e di anëtarësia e PD. Por, normale nuk është.

Pra, po të flasim për anën normale të gjësë, normale nuk është. Dikush futet në garë, futet me një synim, me një pritshmëri. Këtë pritshmëri ua transmeton dhe ndjekësve.

Kjo është jo shumë e lehtë për mbështetësit e PD. Është një strapacim do thoja unë. Është e rëndësishme që të futet në një proces gare brenda PD. Nëse pastaj anëtarësia do prapë atë, atëherë okej themi në Shqipëri ndodh gjithçka”, është shprehur Jonila Godole në 9 maj 2021, në emisionin e Mustafa Nanos në MCNTV.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.