Samiti i BP, Kurti: Koha që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një propozim të tij se si mund të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, teksa tha se Serbia po mban peng veten e saj duke mos njohur Kosovën.

Populli i Kosovës është shteti më pro-europian dhe jemi të zotuar të zbatojmë reformat e shumë fishta. Probleme tona kombëtare vijnë pas mungesës së njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por nevojiten vlerat e Bashkimit Europian. Na nevojiten ijnvestimet në ekonomia, drejtësia, sundimi i ligjit, etj. Bashkimi Europian nuk është Europë pa u plotësuar me 6 vendet e ballkanit Perëndimor.

Ne jemi popull më Europian në Europë, të gjitha nismat rajonale po ngecin se mungon njohja e Kosovës nga Serbia, njohja nga Serbia do krijonte situatën në të vilën të gjitha vendet do të bashkëpunonin më shumë. Në këtë aspekt nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por vlerat e BE duhet të vendosen edhe në raport me të gjitha shtet, barazia, lufta e korrupsionit, investimet në ekonomi, sundimi i ligjit e kështu me radhë, dhashë edhe një propozim si mund të ecim përpara dhe ky është modeli i marrëveshjes europiane, EFTA, që ne të hyjmë si rajon i përbashkët në BE sa i përket Ekonomisë dhe Tregtisë që në fund të kësaj të dekade të ishim të gatshëm të hynim në BE. Nuk ka më më minishengen, por procesi i Berlinit”, tha Kurti.

Kosovës duhet t’i pranohëet realiteti aktual dhe të pranohet nga të gjitha shtetet. Është koha e fundit që Serbia ta shpallë pavarësinë e Kosovës. Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk duhet të kenë dallime sa i përket politikës së jashtme. Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet të kenë shumë komunikim të dendur, jo vetëm në politikën e jashmte” tha Kurti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.