Rikthehet shiu/ Si parashikohet moti këtë të shtunë

Zhvillimi i një qendre presioni të ulët atmosferik mbi Adriatikun verior me ndikim deri në vendin tonë do të diktojë kushtet e motit.

Për pasojë, alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare do të domonojnë në zonat malore, por me kthjellime mbetet bregdeti.

Pasditja sjell sërish zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Por mbrëmja sjell përmirësim të motit dhe dominim të kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës, duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 29°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi veri-perëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.