Rezultatet e Reformës në Drejtësi, Ibrahimi takon ambasadorin Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, vizitoi sot pasdite Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit, Gent Ibrahimi.

Në kuadër të reformës së fundit legjislative, e cila ka për synim forcimin e eficiencës në sistemin e drejtësisë, Soreca dhe Ibrahimi diskutuan lidhur me ecurinë e deritanishme të reformës në drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Ata diskutuan gjithashtu lidhur me formatimin e asistencës së ardhshme të Bashkimit Europian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.