Integrimi/ Meta: Hyrja në BE varet nga reformat

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot rezolutën për Shqipërinë, e miratuar nga Parlamenti Evropian.

“Do ndalem te çështja për çeljen e negociatave me BE. Dua të vlerësoj sot rezolutën e miratuar në PE, me shumicë votash. Dua të vlerësoj mbështetjen e gjerë politike ndaj perspektives për anëtarësim të plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës në vendin tonë dhe ato detyra që pritet të përmbushen nga Shqipëria.

Përmes kësaj rezolute BE, kujtohet se anëtarësimi në BE varet nga reformat, duke nisur nga forcimi i ligjit. Shpreh shqetësim serioz për klimën e polarizuar politike. Shpreh keqardhje për moszbatimin e Kushtetutës nga mazhoranca përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Bëj thirrje që të rritet demokracia dhe konkurrueshmëria partiake, si hap me rëndësi”, tha Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.