Reshje lokale në mesditë, rriten temperaturat

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të sjellin reshje të karakterit lokal në orët e mesditës.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.