Reciprociteti/ Meta: Palët t’u përmbahen detyrimeve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me çështjen e reciprocitetit për targat mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se palët duhet t’u përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja.

POSTIMI I METES

Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.
Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.