Raporti i OSBE/ PS: Vlerësimi më pozitiv. Gati të adresojmë rekomandimet

Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi, ka mbajtur një deklaratë për shtyp për të komentuar raportin final të OSBE. Ai e cilësoi atë si “më pozitivin” e dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri.

Sipas Pëllumbit, qartë dhe pa asnjë ekuivok merita u takon qytetarëve për vlerësimin pozitiv të OSBE për zgjedhjet.

Ai thotë se PS tashmë është gati për të adresuar çdo rekomandim që nuk është adresuar ende dhe që propozohet nga OSBE.

Pëllumbi shtoi se PS gjithashtu është gati të bashkëpunojë me OSBE dhe aktorët politikë në vend.

“Në zgjedhjet e 25 prillit, zgjedhësit patën mundësi të zgjedhin mes kandidatëve.

Pas ngërçit politik, aktorët politikë patën besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. KQZ e riformatuar iu përkushtua organizimit të zgjedhjeve.

Është qartë dhe pa asnjë ekuivok, vlerësimi pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri nga ODIHR. Merita u takon qytetarëve që ushtruan të drejtën e votës.

Më lejoni të citoj disa argumente në mbështetje të konstatimit. Sa i përket zgjedhjeve, përshkruhet pozitivisht puna e KQZ së re, zgjedhjet parlamentare u organizuar mirë nga administrate zgjedhore.

KQZ u përball me detyrime të reja të zgjeruara. Pavarësisht vonesave, miratimi i rregulloreve, trajtimin e stafit, KQZ ia arriti të përmbushë si duhet detyrimet e saj, operoi me transparencë seanca të hapura për aktorët.

Administrimi zgjedhor në të gjitha nivelet gëzoi vlerësimin e aktorëve. Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore.

Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi.

U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste. Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik.

Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR në vendin tonë. Angazhimi ynë si forca më e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar.

Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër.

Në përfundim, falënderojmë OSBE për profesionalizmin dhe angazhimin në përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Pëllumbi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.