Raporti i OSBE/ Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reguar pas publikimit të raportit nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla e konsideron përfundimin e raportit si më të mirin që ka marrë Shqipëria në 30 vite.

Ndërsa thekson se OSBE konfirmoi raportin paraprak që zgjedhjet se 25 prillit u zhvilluan në mënyrë demokrate dhe respektuan lirinë e zgjedhësve.

“OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport”, shkruan Balla.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.