Rama uron boksierin Marku: Bravo kampion
Pas fitores së boksierit Florian Marku, i cili mbrojti titullin e tij “International Welterwight” në versionin IBF, vjen urimi i parë.
Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook” ka shprehur vlerësimin e tij për boksierin shqiptar.
Rama ka publikuar foton e Markut me flamurin shqiptar në krah, ndërsa postimin e shoqëron me mbishkrimin “Bravo Kampion”.
Marku ka regjistruar mbrëmë fitoren e 11-të në karrierë ndaj britanikut Chris Jekins.
Sorry, the comment form is closed at this time.