Rama: Shqipëria do të jetë e fundit që do të largohet nga BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të jetë e fundit që do të dalë nga Bashkimi Europian.

I pranishëm në edicionin e 23-të “Symi Symposium” Rama tha se eurooptimistët thonë se Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën, ndërsa pesimistët se Shqipëria do të hyjë në BE, kur Turqia të ketë presidencën.

“Në fillim BE hezitonte. Ka vende që na thonë si është e mundur që Kosova nuk lëviz dot lirisht. Gjatë diktaturës ata lëviznin lirisht, tani janë çliruar por nuk mund të lëvizin. Ndërkohë që BE-ja ka vendosur regjim të liberalizimit të vizave me 100 mln njerëz, Kosova është e bllokuar me njerëz që nuk lëvizin dot. Është e vetmja popullsi në Europë që nuk lëviz dhe kanë përmbushur të gjitha kriteret. BE tha po, pastaj doli çështja e demarkacionit. Edhe Merkel u tha, dhe ata e bënë, ndërkohë prapë nuk ka. Tani i thonë; luftoni krimin dhe korrupsionit. Po është luftë e pafund.

Ndërkohë holandezët na kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbysin portin e Rotterdamit, që është port droge dhe nuk u bë nga shqiptarët. Na thuhet mos na i sillni shqiptarët këtu për azil dhe i bëjnë nëpërmjet operacioneve të turpshme duke u treguar më brutal dhe mizor ndaj qytetarëve tanë. Është çmenduri! Kjo është arsyeja pse gjithmonë përmend se vlerat europiane, janë universale. Kështu që ne po përpiqemi t’i zbatojmë nga ana jonë. Ne të gjithë kemi problemet tona, por ka një standad të çmendur të dyfishtë. Është e rrezikshme. Kështu që ajo çfarë kemi është që kemi njëri-tjetrin në rajon. Kemi dhe BE. Nuk ndryshojmë mendje për të. Kemi edhe SHBA. Ne ishim bërë ushtar mjaft besnik të perandorive të reja për shkak të perandorive të vjetra. Ishim të fundit që u larguam nga Bashkimi Sovjetik, dhe të fundit nga Kina. Do të jemi të fundit që do të largohemi nga BE.
Ka edhe një shaka që qarkullon. Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë Presidencën. Europesimisti thotë që Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë Presidencën,”-tha Rama duke shkaktuar edhe të qeshura në sallë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.