Rama: Rruga Orikum-Dukat, lehtësim drejt bregdetit të jugut

Në Vlorë vijon puna në rrugën Orikum-Dukat, ku deri tani janë realizuar 34% e punimeve dhe pritet që për sezonin turistik të jenë gati kilometrat e para të asfaltuara deri në daljen e kthesës së gjurmës së re.

Kryeministri Rama ka publikuar pamje nga punimet në këtë aks ku thekson se ky segment do të lehtësojë më tej qarkullimin drejt bregdetit të jugut.

“Ecën puna për ndërtimin e rrugës së re Orikum-Dukat, një segment i rëndësishëm që do të lehtësojë më tej qarkullimin drejt bregdetit të jugut, duke lidhur Bajpasin e Ri të Vlorës me Tunelin e Llogorasë”, shprehet Rama.

Në zonën e Orikumit, ku edhe nis ky aks, janë duke u hedhur shtresat asfaltike për të mos penguar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që edhe në zonën e Dukatit, punimet nuk do të krijojnë shqetësime për drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë drejt bregdetit të jugut.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.