Rama tregon sallën e re VIP te ‘Nënë Tereza’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e reja nga salla VIP në Aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare bën një thirrje për punësim në këtë sektor, ku pagat nisin nga 60 mijë lekë.

“🇦🇱✈️ Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron😍

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱

#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️”, shkruan Rama.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.