LAJMI I FUNDIT/ Rama: Ngjarja, episod i veçuar. Edhe policia ka të padenjët e saj
Kryeministri Edi Rama tha sonte se, Lulzim Basha është i fundit që mund të akuzojë dhe flasë për vrasjen e të riut dy ditë më parë, pasi sipas kreut të qeverisë, ai është ministri i Brendshëm i “21 Janarit” kur u vranë 4 protestues.
“Tragjedia është një episod i shkëputur, i pafalshëm, por pa asnjë lidhje me punën dhe frymën e Policisë së Shtetit. Kush mendon ndryshe, mendon politikisht, por nuk ka fakte. Presidenti i Republikës është një nga nxitësit dhe organizatorët e atyre që kujtova pak më lart dhe nuk e ka thënë kurrë një fjalë solidariteti, por është një ndër shembujt më të këqij. Sidoqoftë është i parafundit, pasi i fundit që mund të japë gjykime apo si të reagojë ministri i Brendshëm është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha.
Ai është ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit. Ishte qeveria, kryeministria e kthyer në një bunker, që vrau 4 protestues paqësorë. Policia e Shtetit sot nuk ka asnjë krahasim me dje.
Ministri i Brendshëm nuk është as i rënë nga qielli, as pa gabime, ama askush nuk mund të ngrejë akuza ndaj tij”, tha ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.