‘Rama në polici’/ Fuga: Ç’ndodhi brenda avionit

Drejtori i Agjencisë për Median dhe Informimin, Endri Fuga, ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ishte shoqëruar nga policia në një avion të linjës Gjermani-SHBA, pasi nuk kishte pranuar të vendoste maskën anti-Covid.

Sipas tij, ky lajm është i vjetër dhe nuk ka të bëjë me vendosjen e maskës, por me sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ai publikon edhe dokumentin ku kompania gjermane i kërkon falje kryeministrit Rama.

“Lajm i vjetër për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtarëve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë ditë”, shkruan Fuga në reagimin e tij.

Sipas një lajmi të sotëm të medias gjermane, ‘Der Spiegel’, ngjarja ka ndodhur në dhjetorin e një viti më parë, kur “kreu i qeverisë shqiptare refuzoi me forcë mbajtjen e një maske mbrojtëse për koronavirusin”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.