Rama: Jemi pengje të nacionalizmave, BE-së i duhet Ballkani Perëndimor

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër përsa i takon vendimit të Bullgarisë, e cila vendosi që mos të hapeshin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke vendosur veto për këtë të fundit.

Gjatë fjalës së tij në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare tha se në këtë rast Bullgaria përdori politikën lokale për të bllokuar vendet e tjera të Ballkanit. Sipas tij, në Ballkan kur kopjojnë, shkojnë më shumë se origjinali.

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çfarë Bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të bllokuar të tjerët. Në Ballkan, s’doja ta përmendja, po nuk je i vetmi. Në Ballkan, kur kopjojmë shkojmë më tutje se sa origjinali. Ne jemi pengje të nacionalizmave të BE. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionalizmat e BE. Kur flas për nacionalizmat, flas për ato vende të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalist dhe bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së KE-së për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit për t’i treguar muskujt vendeve të tyre. KE nuk ka vendim koeziv. Është një vend ku luhen lojëra të udhëheqësve jonacionalist. Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt. Mendoj se nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, pasi e kemi mësuar këtë moton; “na merrni, se po mos të na merrni ju, do na marrin ca të keqinj”. “Martohuni me ne, se do dalin ca të përdala të na marrin”. Por nuk funksionon kështu! Ne e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me dekorimet e bëra, dhe kemi marrë orkestrën më të mirë, sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedimet. Pasi kur e thotë KE, ai është organizimi i duhur për ta thënë këtë. Ai ka një ekip njerëzisht që punojnë për të marrë fakte dhe të dhëna. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, mire!. Dasma e dytë, nusja e dytë nuk erdhi. S’ka më përgatitje për një dasmë të tretë, vafsh në djall. Janë dhe këto kushte të çuditshme, se thonë; pranverën tjetër, dhe bëhet në vjeshtë, dhe nusja prapë nuk vjen.
Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë, ky proces është i rëndësishëm për fëmijët tanë.

BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. Nuk është se ne kemi nevojë për ta dhe ata jo për ne. Shembulli ishte i refugjatëve që duhet të vinin te ju pastaj te Maqedoania e V, pastaj në Serbi. Sepse Ballkani Perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE. Çështja është se është një gropë në mes të BE.

Nëse dikush mund t’i vërë veshkat në xhep, kur ato duhet të jenë në trup, ka dhe aktorë të tretë siç është Kina, që patëm një martesë të lumtur dhe divorc të hidhur, thonin se kishin Shqipërinë dhe nuk u duheshin të tjerët për shkak të pozitës gjeografike. Duke e pasur këtë zonë të hapur, me njerëz që janë të zhgënjyer me kinezët që vijnë me të ashtuquajtura para të lehta, por duhet që të shikojmë sesa po vuan Mali i Zi dhe Maqedonia për të dalë nga kjo. Rusia po ashtu, Turqia, por unë këtë të fundit nuk e shikoj si faktor ndikues. Unë pres që Greqia të rikthehet në Rajon, sepse është vend i BE-së dhe vend Ballkanik dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon.

Duhet të ecim përpara përmes asaj që mund të bëjmë vetë dhe të mos presim nga të tjerët. Duhet që të bëjmë sa më shumë reforma që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Në fund të fundit do të mbështesë paqen, dialogun dhe pajtimin ndërkombëtar” tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.