Rama: Do ta votojmë siç është ligjin për Butrintin

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se ligjin për Butrintin do ta votojnë siç është, ndërsa u tregua i  ashpër me kreun e PD Sali Berisha, duke theksuar se nuk do të mund ta mbajë më peng vendin.

“Planit dhe Fondit ju i merrni të keqen. Kjo e fut trashëgiminë tonë kulturore në një tjetër zonë. Flisni ju për këto gjëra… Siç pasnesër ju në stadium nuk duhet të shkelni…Tani të shihni një finale evropiane në stadiumin që e futët në listën e zezë dhe Kombëtaren e degdisët në emigracion, Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në Teatrin e ri Kombëtar dhe të gjitha aleancat që krijoni ju mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit dhe sa më shumë të rrotulloheni aq më shumë zhyteni. T’ju rrojë Flamuri me damkën në lule të ballit, se gjë tjetër këtij vendi nuk keni çfarë i jepni dhe çfarë i merrni. Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng”, tha ai.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.