Pyetësori i Ramës: A t’i arrestojmë biznesmenët që bëjnë evazion?

Një nga pyetjet e “kuvendimit popullor” që Edi Rama do t’u drejtojë shqiptarëve lidhet me masat që duhet të marrë qeveria kundër sipërmarrësve të mëdhenj që bëjnë evazion fiskal.

“Biznesi madh është targetuar si një gogol, shfrytëzuar. Nuk e ndaj këtë pikëpamje as atë që në Shqipërinë janë një grusht oligarkësh që vendosin. Biznesi i madh është aktori më i madh në vite i evazionit fiskal.
Pavarësisht përmirësimit të sistemit, janë jo pak, njerëzit që kërkojnë që biznesi i madh kur bën evazion të goditet pa mëshirë, që do të thotë ashpërsim i konsiderueshëm, qoftë i masave që çojnë deri në humbjen e lirisë së biznesmenëve të mëdhenj apo gjobave”, tha ai.

Kjo nismë, tha Rama, shkon përtej “Shqipërisë që duam”.
“Shqipëria që duam është një histori suksesi nuk është dështim. Është një platformë që u ka dhënë zgjidhje 52 mijë qytetarëve në raport me administratën. Është një nismë e jetësuar dhe me ligjin e ri të bashkëqeverisjes kalon në një nivel tjetër. Këtu kemi të bëjmë me një sukses, inovacion. Kjo është një nismë përtej kësaj, futja e një shpirti referendar dhe urë ndërveprimi për vendime strategjike”, tha ai.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.