President pas vitit 2030? Rama: Do t’u kthehem pasioneve të mia

Kryeministri Edi Rama ka bërë plane për Partinë Socialiste deri në vitin 2030 dhe, sipas tij, nuk janë plane personale, por për të mirën e partisë.

Pas vitit 2030, tha Rama, do t’u përkushtohet pasioneve të tij, sepse të gjithë shërbimet e tij me vite me radhë në vendin tonë “kanë një limit”.

Arian Çani: Ram, është mandati i tretë ky, ti ke bërë plane edhe për vitin 2030?

Edi Rama: Plani për 2030 nuk është plan personal, është plan i PS-së në funksion të vendit. Pas 2030 është një histori tjetër.

Çani: Pra, deri në 2030 duhet të jesh?

Rama: Nuk e thashë këtë, unë tani jam i fokusuar tek mandati i tretë 2021-2025. Mandatin e katërt ne do e fitojmë, kjo nuk diskutohet por fokusi është 2021-2025. E shoh veten diku tjetër pas 2030-s.

Çani: President i Shqipërisë dhe i Kosovës?

Rama: Jo, sepse dua që të kem dhe unë të drejtën të kem një pjesë të fundit të rrugëtimit të jetës, ku të marr frymë i çliruar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës. Në këtë pozicion qëndrohet deri kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda.

Unë mendoj që është mëse e mjaftueshme për mua, por edhe për të gjithë të tjerët që shërbimet e mia ndaj gjithë këtij vendi të kenë një limit dhe përtej këtij limiti unë të kem mundësi t’u kthehem disa pasioneve, disa gjërave që janë shumë të rëndësishme patjetër për njeriun dhe po ashtu t’u kthej sa të mundem nga gjithë ky borxh i madh i akumuluar njerëzve të mi të dashur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.