Plagos me thikë vëllain, në pranga 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është ndaluar nga policia pasi ka qëlluar me thikë vëllain e tij më të vogël. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Pustec të Korçës ku pas një sherri mes dy vëllezërve mbeti i plagosur një 59-vjeçar.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Plagosi me mjet të mprehtë vëllain e tij, kapet dhe ndalohet nga Policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Liqenas, Pustec, rreth orës 14:40, në ambientet e një lokali shtetasi K. M., rreth 61 vjeç, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) vëllain e tij, shtetasin P. M., rreth 59 vjeç, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

59-vjeçari P. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi K. M., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.