Përplasja Rama-Meta për Cakajn, Kushtetuesja zbardh vendimin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për përplasjen midis Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm nga ana e kreut të shtetit.

Kushtetuesja ka pushuar gjykimin mbi konfliktin Rama-Meta.

Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka më mosmarrëveshje kompetencash për të zgjidhur.

Kushtetuesja thekson se kompetencat për emërimin e ministrit ndahen ndërmjet tri institucioneve: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.

“Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon:
Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme.
Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e kritereve dhe cilësive kushtetuese për këtë funksion.
Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi,” thuhet ndër të tjera në vendimin e GJK.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.