Përfundon mbledhja e kryesisë së PD, miratohet analiza e zgjedhjeve

Pas gati 2 orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së. Ajo që është mësuar është se në këtë mbledhje ka pasur debate mes drejtuesve politik në qarqe dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhit. Pavarësisht kundërshtimeve, u miratuan te 4 pikat e rendit të ditës, pra analiza e përmbledhur që do i paraqitet Kuvendit, ndryshimet statusore të Lulzim Bashës, dhe lista e anëtarëve të rinj të Këshillit kombëtar të propozuar nga Basha.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, një nga ish- kandidatët për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli tha se u diskutuan edhe propozimet e tij për ndryshimet në statut, por ka pasur mendime të kundërta me Bashën, sa i përket rolit të kryetarit të partisë.

“Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të denoncuar të keqe, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pasur, të hapur dhe konkurruese, ndryshimet e propozuara nga unë, u diskutuan, u gjykuan të parakohshme opinioni më dashamirë, por me kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur”, tha Kadilli.

Mësohet se në mbledhje drejtuesit politikë kanë debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, për mënyrën se si është hartuar dokumenti i analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Drejtuesi politik i Korçës, Edmond Spaho është shprehur i pakënaqur me analizën përfundimtare për qarkun Korçë. Sipas tij, ky qark ka arritur objektivin, duke marrë 5 mandate.

Pjesë nga debatet në mbledhje:

Edmond Spaho: Aty ne raport z.Bardhi thua qe Korca nuk ka dale brenda pritshmerive? Si e shpjegon? Une kam bere tjeter analize. Kam marre rezultatin me te mire. Kam pasur objektiv 5 mandate, kam fituar 5 mandate.

Edi Paloka: Ky dokument nuk eshte realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojme ne kete menyre si eshte hartuar. Keshtu del sikur njeri ka punuar mire, nje tjeter jo.

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizes nuk eshte bere nga une, por eshte bere sipas nje plani te bere nga konsulentet. Mbi bazen e asaj metodologjie eshte bere analiza.

Fatbardh Kadilli: Duhet parë me kujdes rezultati, analiza nxit emulacionin. Dikush më mirë, dikush më keq. Raporti sa i përket faktorëve të jashtëm është i mirë, ndërsa për faktorët e brendshëm nuk kanë dalë evidente, ndërkohë që duhet të kishin dalë.

Gazment Bardhi: Analizën për faktorët e brendshëm, degë më degë do e bëjmë në një fazë të dytë, në shtator.

Fatbardh Kadilli: Në këtë analizë nuk përmenden problematikat që kanë lidhje me përformancën e PD-së, si reagoi struktura, koha e daljes në terren, cilësia e listave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.