Pence sulmon Biden nga Tirana: Po punon me Rusinë

Në fjalën e tij në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ish-zv.Presidenti amerikan Mike Pence pati kritika të forta për qeverinë aktuale të SHBA-ve.

Pence tha se administrata e Joe Biden po punon me Rusinë për programin nuklear.

Ai kërkoi që Biden të tërhiqet nga marrëveshjet bërthamore:”Vladimir Putin është përgjegjës për luftën në Ukrainë”.

Më lejoni të jem i qartë. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë, Vladimir Putin duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin iranian, duke hapur gazjellësin në Rusi do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan. E dimë që dobësia lë terren për ligësi dhe ligësia në të gjithë botën flet për dobësitë e administratës amerikane aktuale. Populli amerikan është i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli qëndron me ju, për të krijuar një republikë iraniane demokratike”, tha Pence. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.