PD zgjedh emrin e koalicionit, nesër regjistrohet në KQZ
Në selinë blu janë orët e fundit të negociatave me aleatët.
Një ditë para se Lulzim Basha të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e koalicionit opozitar, është bërë i ditur edhe emri i këtij të fundit.
Opozita do të kandidojë përballë Partisë Socialiste, me koalicionin “Shqipëria Fiton”.
Mësohet se aleatët do të shkojnë nesër në selinë e Partisë Demokratike për të firmosur.
Ndërkohë sot në mbrëmje, në selinë blu, është parë të hyjë kyetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare me Fatmir Mediun, kreun e PR-së, megjithatë mësohet se me këtë të fundit do të diskutohet vetëm çështja e përfaqësimit, pra sa kandidatë do të ketë në listën e PD-së.
Nesër është afati i fundit për Bashën që të dorëzojë në KQZ, listën e koalicionit opozitar dhe emrin, që tashmë është zgjedhur.
Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të publikohen në 5 mars.
Sorry, the comment form is closed at this time.