PD: Keqardhje për JO-në e Brukselit
Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Brukselit, për të mos hapur sërish negociatat me Shqipërinë.
Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi deklaroi se, si përherë Edi Rama ia hedh fajin të tjerëve dhe jo vetes e qeverisjes së tij.
“Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel.
Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat.
Shqiptarët do të vazhdojnë të presin.
Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.
Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria.
Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja.
Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin.
Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë.
Por, as zgjidhje nuk mund të jetë.
Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.
Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.
Shqipëria në rrezik.”, deklaroi Bumçi
Sorry, the comment form is closed at this time.