Partia Demokratike mbledh me 18 qershor Kryesinë e partisë

Partia Demokratike ka ftuar anëtarët e Kryesisë në një takim ditën e premte në orën 11:00, për të bërë një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit.

Dy nga pikat e rëndësishme të kësaj mbledhje do të jetë analiza në nivel qarku lidhur mbi masakrën zgjedhore dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar të Partisë më 17 korrik 2021.

‘Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.

Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021,

dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi’

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.