Vranësira dhe ftohtë/ Si pritet të jetë moti këtë të martë

Masat ajrore me origjinë siberiane do të deportojnë në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.

Kalime vranësirash më dominante do të jenë në zonat malore dhe në kufirin lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largimin e vranësirave, duke lënë vendin me kthjellime.

Por era me origjinë verilindore do të bëjë që i ftohti të ndjehet dhe më shumë.

Në mëngjes, temperaturat e ajrit do të zbresin, por do të jenë konstante në mesditë.

Temperaturat do të variojnë nga -7 gradë deri në 11 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 45 km në orë në drejtimin verilindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adritatikut e Jonit të krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.