“Je në pikë të hallit”/ Rama, Bashës: Mos imito atë të “Foltores”

Pas Bashës fjalën në Kuvend e mori kryeministri Edi Rama, i cili i tha kryetarit të PD-së të mos imitojë Berishën, duke folur me batuta, pasi nuk bëhet më i besueshëm.

“Ta kam thënë edhe publikisht, edhe personalisht. Mos kopjo atë të ‘Foltores’, sepse origjinali është më i besueshëm sesa imituesi. Sa më shumë që klith si ai i ‘Foltores’, aq më shumë ngjan si ai i çajtores. Një burrë që e ngre zërin në atë mënyrë, që ka edhe fëmijë, është një burrë në pikë të hallit. Megjithatë, hallin që ke, sado ta qajmë, nuk ta zgjidhim dot”, iu drejtua Rama.

Sakaq ai tha se borxhi prej 200 milionë eurosh për OSHEE po merret për të mbrojtur konsumatorin.

“Çmimi për konsumatorët familjarë dhe as për të tjerët nuk u rrit. Ka krizë dhe madje ka një krizë të atillë dhe këtu jemi do ta shihni në ditët në vijim që jo vetëm çmimi i energjisë është rritur por problemi me të cilin po përballen vendet është mungesa e ofertës në raport me kërkesën që do të thotë që mund të jesh i gatshëm të paguash dhe më shumë po mund të mos e gjesh sasinë e energjisë që të duhet. Ato 200 milionët nuk janë borxh, janë instrument garancie sovrane i vënë në dispozicion për të mbrojtur shqiptarët, jo për tu kontrolluar krizën, për të bërë të mundur se ajo kostoja e rritur mos të shkojë në xhepin e shqiptarëve”, tha Rama.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.