Berisha e kërcënoi, “Tanjug”: Vuçiç do shkojë në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të vizitojë Tiranën më 20 dhe 21 dhjetor, në takimin e radhës për nismën “Ballkani i Hapur”.

Media serbe “Tanjug” ka raportuar se i pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama në Tiranë do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm u mbajt në Beograd në fillim të muajit nëntor.

Në takimin e fundit u paralajmërua se do të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.

Bazuar në memorandum, lejet e punës të lëshuara në cilindo nga tre vendet e nismës do të jenë të vlefshme për të gjithë anëtarët e “Ballkanit të Hapur”.

Disa ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi Presidentin Vuçiç, kur tha që “as të mos guxojë të vijë në Shqipëri, pasi do të përballet me protesta në rrugë e sheshe”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.