Nis i nxehti afrikan, e hëna me temperatura të larta

Zona bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve gjatë gjithë ditës.

Ndërsa zona e ulët dhe malore do të kenë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës, ku në zonat veriore do të krijohen mundësi për reshje të papërfillshme. Por pasditja dhe mbrëmja rikthjenë mbizotërimin e kthjellimeve në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.