Nëse Kosova nuk i bashkohet nismës? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me mospjesëmarrjen e Kosovës në nismën “Open Balkan”. Ai tha se “Ballkani i Hapur” nuk do të ndalet, dhe se nuk është konspiracion.

“Përsa i përket pyetjes së parë, ne u bëjmë thirrje që të bashkohen. A do të heqim ne dorë nga ‘Ballkani i Hapur’, nëse nuk bashkohemi, është e thjeshtë, Sot me këto vendime që kemi marrë, janë mijëra dhe dhjetëra mijëra njerëz që do ecim. pavarësohet nga ‘Ballkani i Hapur’, nga BE, nga NATO, Kombet e Bashkuara, shkojnë dhe vijnë në këto territore, eksportojnë në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe janë më tepër se 600 apo 700.

Këtyre njerëzve ne u kemi dhënë mundësinë që të mos presin më me orë të tëra në kufi, të mos kenë nevojë për 3 palë dokumente. Të mos u ndodh që nëse kalojnë në një doganë, dhe shkojnë te tjetra që; nuk punojmë tani. Këtyre njerëzve do u kthejmë barrierat pas se 3 vende nuk duan?! Patjetër që jo.

Ky është ‘Ballkani i Hapur’, nuk është konspiracion, por proces i çlirimit të forcave të punës nga pengesat burokratike dhe zinxhirët e legjislacioneve të ndryshme. Është unifikim, sipas BE. Çfarë problemi ka këtu nëse nuk pranojnë 3 vendet e tjera?! Në ‘Ballkanin e Hapur’ s’ka konsensus, kush do të kërcejë, kërcen. Është interes strategjik i shqiptarëve, përtej interesit rajonal.

Do vijnë në ‘Ballkanin e Hapur’, por vetëm se do humbasin kohë. Vendet që janë këtu, do fitojnë. Thirrja jonë dhe imja nuk është ‘aman, hajeni ju se po nuk erdhët do e lëmë këtë punë’. Këtë punë e kemi nisur për Shqipërinë, siç e ka nisur secili këtu për vendin e vetë. ata mund të ulen, të përfitojnë. As nuk do ta ndalim ‘Ballkanin e Hapur’, as të ndryshojnë trajektoren që nuk kthehet pas”, tha Rama.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.