Ndeshja e parë e Euro 2020/ Italia triumfon ndaj Turqisë me rezultatin 0-3

Ka përfunduar ndeshja e parë e EURO 2020 me rezultatin 0-3, që po zhvillohej mes Turqisë dhe Italisë.

Në 79′ Roberto Insigne ka realizuar edhe golin e tretë, me një diagonale të bukur. Sakaq, në 66′ gjahtari i golit, Ciro Immobile, ka realizuar golin e dytë dhe të qetësisë. Ndërsa, në 53′ Demiral ka realizuar autogol, pas një krosi të Berardi.

Euro 2020 nisi me një ceremoni madhështore në stadiumin Olimpico të Romës, aty ku ka nisur edhe ndeshja e parë e Kampionatit Europian të Futbollit mes Italisë dhe Turqisë.

Ky takim është i vlefshëm për Grupin A, ku së bashku me Italinë dhe Turqinë, bëjnë pjesë edhe Zvicra me Uellsin që do të përballen ditën e nesërme.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.