Moti i keq përfshin vendin, zonat ku pritet shi i dendur dhe dëborë
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të mërkurë me reshje që nisën pasditen e të martës dhe që pritet të intensifikohen në mesditë.
Zonat më të prekura pritet të jenë ato mes Durrësit, Lezhës dhe Krujës ku intensiteti i reshjeve parashikohet të jetë deri në 20 milimetra shi në orë.
Ndërkohë, në zonat veriore dhe veri-lindore parashikohen reshje të lehta dëborë me një trashësi më pak se 1 centimetër në orë.
Ndërkaq, në fshatin turistik të Dardhës kanë nisur reshjet e borës që në orët e para të së mërkurës.
Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.
Sorry, the comment form is closed at this time.