Ditët e fundit të gushtit/ Të kthjellëta, por me rënie temperaturash

Vendi ynë do të karakterizohet deri në mesditë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Parashikohet që edhe orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.