Ministrja gjermane: ‘Ballkani i hapur’ të jetë gjithëpërfshirës

Gjermania mbështet nismat për bashkëpunim rajonal dhe formimin e një tregu të përbashkët me 4 liritë e mëdha të lëvizjes.

Mesazhi është dhënë në Tiranë nga ministrja gjermane për Evropën, Anna Luhrmann.

Pas takimit që zhvilloi me zv.kryeministrin Aeben Ahmetaj, ajo tha se Procesi i Berlinit mbetet një prioritet i madh edhe për qeverinë e re të Gjermanisë.

“Këtë vit kur Shqipëria për herë të parë ulet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gëzohemi që mund të mbështetemi te Shqipëria. Shqipëria ka bërë hapa. Janë ngritur struktura kundër krimit të organizuar, Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë duke u vënë para drejtësisë.

Këtu janë të nevojshme si qeveria, edhe opozita. Hapat pas do ta dëmtonin procesin e reformave. Ballkani është i rëndësishëm për Evropën. Ndaj në vitin 2014 qeveria federale krijoi Procesin e Berlinit. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të 6 vendeve dhe procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Duhet të bëhet progres në plan-veprimin për krijimin e një tregu rajonal. Kjo është me rëndësi për të gjithë rajonin. Një shembull i mirë për atë që mund të arrihet. Këtu bën pjesë edhe heqja e tarifave roaming në rajon.

Si ministre shteti jam përgjegjëse jo vetëm për Evropën, por edhe për mbrojtjen e kimës. Shpresoj që gjatë vizitës së ardhshme të bindem edhe vetë për kapacitetet e vendit tuaj. Duhet ta mbrojmë natyrën që t’ua lëmë brezave të ardhshëm”, tha ajo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.