Punësoi të shoqin në projekt, shkarkohet drejtoresha e Filmit

Ministrja e Kulturës, Elva Margati ka firmosur shkarkimin nga detyra të  drejtoreshës së Arkivit të filmit, Iris Elezi.

Shkarkimi i saj vjen pas një konflikti interesi në ushtrimin e funksionit publik.

Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të Arkivit, lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.

Iris Elezi u emërua drejtoreshë në Arkivin e Filmit në vitin 2017. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.