Meta përcakton të ardhmen: Ç’do të bëj pas 25 korrikut

Presidenti Ilir Meta është i vendosur që pas 24 korrikut të dalë në opozitë të hapur me qeverinë.

Gjatë një interviste në MCN, ai tha se nuk do të bëjë kurrë kompromis me qeverinë.

“Kam vendosur që më 25 korrik të dal në opozitë dhe të jem në krah të qytetarëve. Nuk kam vendosur as të shkoj me qeverinë dhe as të bëj kompromis me të. Jo”, tha prerë Meta.

Gjithashtu, Presidenti ka ritheksuar se në çdo kohë ai ka bërë zgjedhjen më të mirë, duke parë gjithmonë interesin e shqiptarëve.

“Unë në çdo kohë kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme, duke parë në radhë të parë interesin e shqiptarëve. Këto i kam treguar me qëndrimet e mia; për marrëveshjen e  17 majit; për djegien e mandateve; për bojkotin që Lulzim Basha, i bëri Reformës në Drejtësi dhe të gjitha këtë qëndrime i kam bërë publike”, u shpreh Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.