Meta: Nuk e kam problem nëse më shkarkojnë! S’kam konflikt me Kushtetuesen

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur se nuk e ka aspak problem nëse e shkarkojnë.

Gjatë një intervistë në ‘Euronews Albania’, Meta tha se i ka kërkuar KPA nisjen e një hetimi administrativ në prag të vendimin të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem” tha Meta duke shtuar se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Presidenti shtoi se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, vendi i është rikthyer shinave të demokracisë. Ai tha se nuk ka asnjë vend në Evropë ku opozita të mos ketë këshilltarë në pushtetin lokal.

‘25 prilli ka qene ndeshje e shitur pa filluar, sic kane qene edhe zgjedhjet e 2017. Kete e dine tashme te gjithe shqiptaret. Gjykata Kushtetuese mund të shprehet dhe tani për shkarkimin e Presidentit, thjesht për dhënien e një interviste tek një gazetar dhe një televizion privat që nuk mbështet qeverinë. Unë nuk shkoj në një Gjykatë e cila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtë për sa i takon zgjedhjeve bashkiake dhe nuk i është përgjigjur Komisionit të Venecias për këtë çështje thelbësore’, tha Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.