Meta: Hetimet për inceneratorët, me hapin e breshkës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se hetimet lidhur me aferën e inceneratorëve janë zvarritur.

Teksa publikon një video nga deklarata e tij dhënë sot për mediat, Meta shprehet se hetimet kanë ecur me hapin e breshkës, ndërkohë që vjedhjen vazhdon me hapin e kangurit.

Meta thotë se ish-LSI dhe tani Partia e Lirisë denoncimet për këtë aferë i kanë bërë me fakte, dokumente zyrtare, firma dhe numra llogarie.

“Qëkur ka nisur denoncimi i kësaj afere edhe nga ish LSI dhe sot Partia e Lirisë edhe nga unë si President që para zgjedhjeve të 25 prillit, ne kemi dalë vetëm me fakte dhe dokumente zyrtare, vetëm me firma, vetëm me numra llogarie. Hetimet kanë ecur me hapin e breshkës,  ndërkohë që vjedhjen vazhdon me hapin e kangurit”, tha Meta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.