Meta dekreton qeverinë “Rama 3”. Hapi i radhës, miratimi nga Kuvendi

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë “Rama 3”.

Meta nuk ka humbur kohë dhe, pas marrjes së përgjigjes nga Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK se asnjë nga emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama për postet ministrore nuk janë nën hetim, ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar.

“Asnjë nga emrat e qeverisë nuk është proceduar. Asnjë nga emrat e emëruar s’ka probleme”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dhe të SPAK-ut për kreun e shtetit.

Dekreti i Metës hyn në fuqi menjëherë.

Pak ditë më parë, Meta dekretoi Edi Ramën si kryeministër. Ky i fundit i dërgoi Presidentit Meta emrat kabinetit qeveritar.

Kreu i shtetit, ndryshe nga sa bëri me dekretimin e Edi Ramës, të cilin e mandatoi menjëherë pas konstituimit të Parlamenti, ka kërkuar informacione shtesë për 16 anëtarët e kabinetit qeveritar.

Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK brenda afatit 7 ditor i ka kthyer përgjigje Metës, duke i cilësuar “të pastër” ministrat.

Tashmë dekreti do të shkojë për t’u votuar në Parlament.

Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë, ndërsa para fillimit të detyrës kabineti qeveritar do të betohet para Presidentit.

Qeveria “Rama 3”

Edi Rama- Kryeministër;

Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;

Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;

Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;

Elva Margariti – Ministër i Kulturës;

Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.