Meta dekreton ligjin për parandalimin e pastrimit të parave

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit me disa ndryshime. Kreu i Shtetit ka argumentuar se këto ndryshime mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave duke forcuar integritetin e sistemit parandalues në vend.

“Ndryshimet në këtë ligj synojnë të mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar njëkohësisht integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Akoma më e rëndësishme, është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force – FATF) dhe Monyeval”, thekson presidenti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.