“Shengeni Ballkanik”/ Mbyllet takimi: Të zgjerojmë bashkëpunimin

Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë zhvilluar një video-konferencë me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas mediave serbe, takimi nisi në orën 10 dhe në qendër të bisedimeve të tre udhëheqësve diskutuan zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Në nëntor 2020, Vuçiç dhe Rama nënshkruan një marrëveshje që u mundësoi qytetarëve të Serbisë dhe Shqipërisë të hynin në territorin e dy vendeve me një kartë identiteti.

Pas refuzimit nga Franca të hapjes së negociatave për statusin kandidat në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, vendet e Ballkanit Perëndimor reaguan me iniciativën e tyre të “Shengenit Ballkanik”.

Dukej që ky ishte një reagim i menduar mirë për t’i treguar BE-së se, alternativat e tyre mund të jenë të tjera dhe nuk mund të ishin ata të humburit e vetëm në procesin e integrimit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.