Manastirliu: Kemi raste riinfektimesh. 78% e shtretërve në spitale, të zënë
Në Shqipëri ka pasur raste të riinfektimeve, tha sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sipas saj, aktualisht 78% e shtretërve në spitale janë të zënë.
“Kemi raste të riinfektimeve, që i çon ekspertët në dyshime të qarkullimit të varianteve të rinj të Covid. Jemi në pritje dhe po çojmë mostrat në laboratorin e Berlinit për të vërtetuar dyshimet tona”, tha ajo.
Ndërkaq, ajo Manastirliu njoftoi se 78% të shtretërve në spitalet Covid janë të zënë, por ky fakt sipas saj, “nuk do të thotë se kemi vështirësi në ofrimin e shërbimeve, pasi kapacitetet nuk janë të mbingarkuar”.
Sorry, the comment form is closed at this time.