Lulzim Basha bën lëvizjen e rëndësishme, zbulohet se çfarë do të ndodhë sot në selinë blu

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet te takojë ditën e sotme Urszula Gaçek, ish-kryesuesen e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në selinë blu dhe bashkë me Gaçek do të jenë edhe dy përfaqësues të tjerë që kanë qenë drejtues të misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it.

Takimi pritet të zhvillohet në kuadër të akuzave që nge kryedemokrati se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër zgjedhore, pasi sipas Bashës, u blenë votat dhe iu është bërë presion votuesve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.