Lesi parashikon: Basha, President i ardhshëm, Berisha-Meta…

Botuesi dhe gazetari Nikoll Lesi ka deklaruar se “miqtë përtej oqeanit” kanë vendosur që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë.

Po sipas parashikimit të Lesit, dyshja Berisha-Meta do të marrin në dorë fatin e opozitës shqiptare.

“Miqtë përtej Oqeanit, ata që po mbajnë Bashën në këmbë edhe kur elektoratin demokrat po e merr ish-kryeministri Berisha, kanë vendosur që Lulzim Basha të jetë President Republike, natyrisht pas largimit të Ilir Metës.

Kryeministri Rama është shprehur hapur se emrin e Presidentit të Republikës do ta votojë në bashkëpunim me PD, natyrisht me Lulzim Bashën.

Por nisur nga komplikacionet e mëdha dhe që nuk u dihet fundi në PD, kur Berisha ka mobilizuar taborret kundër selisë blu, kanë nxjerrë në plan të parë që jo vetëm Rama ta zgjedhë Presidentin me PD, por do të jetë pikërisht Lulzim Basha si President 2022-2027.

Kjo mund të jetë dhe një mënyrë për ta qetësuar situatën në PD, ku pas kësaj zgjedhje si President, dyshja Berisha-Meta do të jenë kupola drejtuese e opozitës”, shkruan ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.