Rama merr dozën e dytë të vaksinës: Në mesin e shkurtit vjen sasia tjetër
Në Stadiumin “Air Albania” ka nisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të “Pfizer”, ku ashtu si më 11 janar, doktoreshë Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama janë ndër të parët që e kanë marrë atë.
Mbrëmjen e shkuar, në Shqipëri mbërriti dhe sasia e dytë e vaksinës “Pfizer”, sipas marrëveshjes me Shqipërinë, edhe pse sasia ishte më e pakët nga sa ishte premtuar.
Duke folur për mediat, Rama njoftoi dje në mbrëmje konfirmimin nga “Pfizer” për sasinë tjetër të vaksinave që do të vijnë në mesin e muajit shkurt. Rama shtoi se janë gati edhe dy qendrat e vaksinimit në Vlorë dhe në Shkodër.
Sorry, the comment form is closed at this time.